Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, një ditë pas publikimit të tyre. Në një deklaratë për shtyp, Berisha tha se emrat e kandidatëve kanë dalë nga vota dhe konsulta “demokratike e anëtarëve të PD”. Ai i vlerësoi listat e PD dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë” si “më përmbajtësoret dhe cilësoret”.
“Shqiptarët, panë një garë mahnitëse. Kandidatët e tyre nuk erdhën nga bodrumet e shtëpive mafioze. Nuk erdhën nga Dubai, Aruba apo qendra të tjera të rrezikshme të mafies shqiptare, por erdhën nga vota nga konsulta demokratike e anëtarëve të PD. Shqiptarët, panë në listën e PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore një koalicion më të gjerë që ka ndodhur ndonjëherë, koalicion i cili është faktor madhor i fitores më 11 maj, pasi anëtarët e kësaj aleance përfaqësojnë mbi 26% të votave të të gjithë shqiptarëve, pa PD këtu. Shqiptarët, panë në këto lista ekspertë ndër më të shquarit nga bota akademike, nga biznesi, nga institucione të pavarura të shoqërisë civile, nga diaspora. Kurrë ndonjëherë një listë e tillë, kaq përmbajtësore, kaq cilësore nuk është paraqitur para elektoratit shqiptar”, tha Berisha.
Sipas kryedemokratit, mes kandidatëve të koalicionit janë politikanë me eksperiencë dhe promotorë kauzash të ndryshme.
“Shqiptarët, pra, panë mbrëmë kontrastin e jashtëzakonshëm midis kandidatëve të opozitës të ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore’. Ndër ta politikanë me eksperiencë dhe të përkushtuar, promotorë të kauzave të drejta dhe të mëdha të qytetarëve shqiptarë panë në listën e koalicionit e ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore’ djem, vajza, burra dhe gra që kanë bërë një qëndresë epike gjatë këtyre 4 viteve të narkoshtetit, dhe jo vetëm narkoshtetit, por dhe mafies më të rrezikshme të planetit, mafies sorosiane. Betejë kjo, për dinjitetin kombëtar. Betejë kjo, për familjen dhe vlerat e saj. Betejë kjo, për sovranitetin e vërtetë të brendshëm të një vendi. Shqiptarët, panë mbrëmë listën e përfaqësuesve të tyre, të cilët në një seri të pafundme denoncimesh i bënë autopsi regjimit më të korruptuar të Europës, dhe ndër më të korruptuarit në botë. Bënë avokatinë e interesit publik në parlament dhe kudo”, deklaroi ai.
Kush janë favoritët për të ngritur trofeun e UEFA Champions League 2024-25? Tashmë kanë mbetur…
Deputeti Dashnor Sula, pak para mbylljes së afatit të depozitimit të listës së kandidatëve për…
Ministri për Evropën Igli Hasani mori pjesë sot në “Konferencën mbi Zgjerimin e BE-së dhe…
Kandidatët e Koalicionit “Djathtas për Zhvillim” për zgjedhjet e 11 majit, do të kandidojnë të…
Pas emisionit të së martës, “Emocionet e pas ndeshjes” me analizën e ndeshjes të Superiores,…
Në Galerinë e Arteve të Shkodrës u zhvillua një takim inspirues me temën “Nga Ideja…
This website uses cookies.