Lajme

Listat e PS, Rama: Skuadra jonë e ndërtuar që nga shtatori i kaluar. Hapje brutale e partisë

Partia Socialiste prezantoi dje (12 mars) listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, ku binte në sy një numër i lartë emrash të rinj. Në rubrikën e tij në Facebook “Sy m’Sy”, Rama tha se është bërë një “hapje brutale” e partisë. Ai deklaroi se shfrytëzoi listat e mbyllura për këtë, në mënyrë që t’i jepej hapësirë të rinjve.

Listat e hapura dhe partia e mbyllur, listat e mbyllura dhe partia e hapur, këto kanë qenë dy pikat strategjike. Listat e hapura dhe partia e mbyllur do të thotë që në kushtet kur të gjitha përpjekjet për të hapur partinë bëjnë një efekt relativ dhe konsumi i kohës që partia të hapet është i jashtëzakonshëm dhe rezultati është shpeshherë mediokër. Listat e mbyllura dhe partia e hapur, do të thotë që ne i kemi shfrytëzuar listat e mbyllura për të hapur partinë, për ta bërë hapjen brutale. Nëse kapacitet e brendshme në territor janë të tilla që e pengojën hapjen, atëherë ne duhet ta imponojmë në një moment kyç, duke i dhënë mundësi të rinjve që përndryshe nuk do hynin dot”, tha Rama.

Kryesocialisti shtoi se skuadra e PS në këtë garë elektorale është ndërtuar duke filluar që nga shtatori i vitit të kaluar, dhe se emrat kandidatëve për deputetë erdhën pas një pune në terren të drejtuesve politikë e po ashtu edhe nga platforma “Deputeti që duam”.  

Skuadra jonë kombëtare është diçka krejt tjetër, e ndërtuar me shumë kujdes duke nisur qysh nga viti i shkuar në shtator. Kur kemi vendosur drejtuesit politikë, kështu e kemi sistemin, drejtuesit politikë të qarqeve fillojnë dhe bëjnë të gjithë punën studimore të territorit, potencialeve dhe bashkëpunojnë me komunitetet me partinë, me aktorë dhe faktorë të shoqërisë për të kuptuar se cilët dhe cilat janë kandidatët më të përshtatshëm dhe fillojnë e ndërtojnë komunikime sepse jo të gjithë ata që janë kontaktuar kanë pranuar të futen në politikë. Kështu që drejtuesit politikë kanë ndërtuar një proces, ndërkohë që nga ana tjetër ne kemi lançuar platformën “Deputeti që duam”. Patëm rreth 500 e kusur aplikime. Pastaj të gjithë këtyre që aplikuan, iu drejtuam me një proces të dytë seleksionimi dhe nga kjo dolën rreth afro 250 individë, të cilëve u dhamë mundësinë që të hyjmë në terren dhe të punojnë në terren. Nga ana tjetër, iu kërkuam që të aktivizohen në rrjetet sociale për të parë se sa të dobishëm do të ishin për skuadrën. Se një gjë është të jesh i zoti dhe me të gjitha të mirat në jetën tënde private dhe gjë tjetër është të futesh në një skuadër dhe në një betejë publike”, theksoi Rama.

Blerti Delija

Recent Posts

Dortmundi përmbys Lille, në çerekfinale e pret Barça

Mision i përfunduar për Borussia Dortmundin, që mundi 2-1 Lille në ndeshjen e dytë të…

42 seconds ago

Formula 1, Hamilton debuton me Ferrarin: Nuk ndiej presion

Numërimi mbrapsht është drejt fundit: Çmimi i Madh i Australisë po afron, etapa e parë…

3 minutes ago

Medaljet e para historike për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore

Shqipëria siguron medaljet e para historike në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore që po zhvillohen…

4 minutes ago

Ekspozohen në Lezhë 25 vepra të Martin Camajt, dy prej të cilave me nënshkrimin e tij

Veprat e Martin Camajt, një prej figurave të shquara letrare të vendit janë ekspozuar në…

5 minutes ago

“Space X” shtyn fluturimin për në hapësirë, vonohet zëvendësimi i astronautëve të NASA-s të bllokuar në Stacionin Ndërkombëtar

Një problem në platformën e lëshimit shkaktoi shtyrjen e fluturimit të SpaceX drejt Stacionit Ndërkombëtar…

8 minutes ago

Tërmet në Napoli, një grua mbetet e plagosur. Mbyllen shkollat, tension në ish-bazën e NATO-s

Një tërmet me magnitudë 4.4 goditi jo vetëm qytetin e Napolit në Itali, por edhe…

9 minutes ago

This website uses cookies.