Lajme

Listat trazojnë Kuvendin, Petro Koçi kritikon partitë për sistemin me lista të mbyllura

Etheve të zgjedhjeve të pritshme parlamentare të 11 majit iu shtuan edhe komentet nga deputetët për listat e kandidatëve që u publikuan një ditë më parë.

Në parlament, socialistët mbajtën qëndrimin e palëkundur se do të fitojnë më 11 maj. Po të njëjtin qëndrim mbajtën edhe deputetët e opozitës.

Në këto zgjedhje, shqiptarët do të votojnë për ta bashkuar Shqipërinë me Europën. Ky është mandati ynë i katërt në qeverisjen e vendit. Është mandati historik që do ta bëjë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Prandaj vota për partinë Socialiste më 11 maj është vota për Shqipërinë europiane,” u shpreh ministri i Shtetit, Taulant Balla.

Shpresoj dhe besoj fort që parlamenti i ardhshëm do të jetë më produktiv, më i saktë dhe me dashamirësinë që kam për kolegët e mazhorancës, duhet ta them që Shqipëria do të ndryshojë në zgjedhjet e 11 majit. Opozita e bashkuar do të triumfojë në këto zgjedhje,” u përgjigj demokrati Ramadan Likaj.

Rama është maniak i ndryshimit. Sali Berisha është maniak i prapakthimit. Prandaj shqiptarët do të votojnë me shumicë Partinë Socialiste dhe do i japin dërrmën kësaj opozite,” deklaroi deputeti Petro Koçi.

Megjithatë një propozim i veçantë erdhi nga ligjvënësi socialist.

Unë qofsha i gabuar! Lista e hapur në nivel rajonal do të kthehet në varrin moral të politikës. Nuk duhet ta kishit bërë dhe unë uroj që parlamenti i ardhshëm për zgjedhjet e ardhshme ta ndryshojë ligjin,” tha z. Koçi.

Replikat në sallë nuk munguan, por ato ishin në nivel individual, duke shmangur komentet që i çojnë në përplasje palët si në seancat e kaluara.

Blerti Delija

Recent Posts

Kush e fiton Champions League sipas Superkompjuterit të Opta-s ?

Kush janë favoritët për të ngritur trofeun e UEFA Champions League 2024-25? Tashmë kanë mbetur…

49 minutes ago

U lanë në lista të hapura, ja qëndrimet e deputetëve demokratë

Deputeti Dashnor Sula, pak para mbylljes së afatit të depozitimit të listës së kandidatëve për…

60 minutes ago

Ministri Hasani: Politika e zgjerimit të BE-së, jetike për Shqipërinë dhe shoqërinë e saj

Ministri për Evropën Igli Hasani mori pjesë sot në “Konferencën mbi Zgjerimin e BE-së dhe…

2 hours ago

Listat e PD, Berisha: Kandidatët, nga konsulta demokratike e anëtarëve të partisë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për listat e kandidatëve për deputetë për…

2 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, kandidatët e Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, të gjithë në listë të hapur

Kandidatët e Koalicionit “Djathtas për Zhvillim” për zgjedhjet e 11 majit, do të kandidojnë të…

2 hours ago

“Studio Sport” në RTSH Shkodra – Futbolli i femrave, futsal dhe kategoria e dytë në fokus

Pas emisionit të së martës, “Emocionet e pas ndeshjes” me analizën e ndeshjes të Superiores,…

3 hours ago

This website uses cookies.