Liverpool zgjedh Arne Slot si zëvendësuesin e Klopp

Arne Slot do të jetë trajneri i Liverpool nga sezoni i ardhshëm. Reds kanë arritur marrëveshje me Feyenoord për lirimin e trajnerit holandez, me kontratë deri në vitin 2026 dhe kanë përcaktuar detajet përfundimtare të pagës me të. Nga 13 deri në 15 milionë euro duhet të përfundojnë në xhepat e klubit të Roterdamit. Pra do të jetë Slot ai që do të marrë trashëgiminë e Jürgen Klopp, i cili do të largohet nga Merseyside në qershor pas 9 sezoneve të suksesshme.

Në fillim të kësaj jave The Athletic zbuloi se Feyenoord kishte refuzuar një ofertë hapëse prej 9 milionë euro për të lënë trajnerin e tyre të largohej. Oferta në rritje ishte e mjaftueshme për të bindur menaxhmentin e kompanisë holandeze.

Slot, 45 vjeç, do të largohet nga Holanda pas 5 sezonesh dhe do të bëjë kërcimin e madh drejt Premier League. Në palmarès-in e tij, fitoi Eredivisie në 2023 dhe Kupën e Holandës në 2024. Në Evropë, në tre sezonet e fundit, rruga e tij është ndërprerë gjithmonë kundër Romës: në finalen e Conference League në 2022, në çerekfinalen e Europa League në 2023 dhe në play-offin e Europa League në 2024.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.