Liverpuli nuk ndalet më, mposht Çelsin dhe rimerr kreun

Liverpuli ka fituar supersfidën përballë Çelsit dhe ka rimarrë vendin e parë në renditjen e Premier Ligës. “Të kuqtë” kanë mposhtur 2-1 “blutë” e Londrës në “Anfield”, në një sfidë që ka pasur si protagonist Mohamed Salah.

Egjiptiani shënoi golin që zhbllokoi sfidën nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë, por miqtë nga Londra barazuan me Xhekson sapo filloi pjesa e dytë. Nuk zgjat shumë festa e Çelsit, pasi është Xhons, që shënon për vendasit dhe Liverpuli kalon sërish në avantazh.

Pavarësisht përpjekjeve nga të dy kampet, rezultati i ndeshjes nuk ndryshon. Liverpuli merr fitoren e katërt radhazi në kampionat, ngjitet në kuotën  e 21 pikëve dhe rimerr kreun e renditjes, ndërsa Çelsi mbetet në vendin e 6-të.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.