Llampa elektrike si frymëzim artistik/Artisja nga Kosova zgjodhi Shkodrën për ekspozitën e saj të parë
Një llampë elektrike duket se nuk përbën thjesht një objekt ndriçimi por edhe si frymëzim artistik, pasi kështu ka ndodhur me Dioneta Kabashin, vajzën me origjinë nga Suhareka që çeli ekspozitën e saj të parë “Loja me drita” në galerinë “Oda”. 17 pikturat e saj kërkojnë thellësinë e mendimit duke depërtuar tej llampës elektrike dhe dimensionit të saj fizik.Këto punime artistike, të realizuara në dy vitet e fundit qëndronin në atelienë e artistes por vetëm tani ato mundën të ekspozoheshin për publikun ndërkohë që për këtë të fundit është edhe mesazhi që bartin ato.Artistja nga Kosova u shoqërua në këtë ekspozitë nga bashkëshorti, një artist i artit pamor si dhe nga familjarë, miq dhe dashamirës që e uruan për këtë projekt të realizuar me sukses.