Llazani: Nder të drejtoj Vllazninë e basketbollit – Shkodranët vijojnë përgatitjet për ndeshjen me Tiranën

Trajneri Eni Llazani e ka cilësuar si nder të drejtojë Vllazninë e basketbollit të meshkujve.

Pak ditë pas marrjes së kësaj detyre, pas dorëheqjes së Damian Bekteshit, Llazani ka dhënë një prononcim për RTSH.

Megjithëse në kushte të vështira në tabelën e klasifikimit, skuadra e Vllaznisë po punon për t’u rikthyer te sukseset.

Trajneri Llazani e ka cilësuar sfidën e fundjavës ndaj Tiranës si një ndeshje të vështirë.

Vllaznia-Tirana do të luhet të dielën në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, ku pritet të ketë edhe një interes të madh nga ana e tifozërisë për të ndjekur këtë takim nga afër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.