Llogari bankare falas për pensionistët, ekspertja thotë se problemi është për zonat e thella

Ligji ‘Për Llogarinë e Pagesave me Shërbime Bazike’ që i jep mundësi pensionistëve dhe personat që përfitojnë nga politikat sociale të qeverisë të hapin llogari bankare falas ka hyrë në fuqi këtë muaj. Për eksperten e ekonomisë Romina Radonshiq ky ligj vjen në kohën e duhur pasi Shqipëria por ecën drejt Bashkimit Evropian dhe qarkullimi i parasë kesh duhet të minimizohet.

Nga elementet dhe kushtet le të themi që ne të mundohemi të reduktojmë sa më shumë përdorimin e kesh-it. Shqipëria po jep një shembull të mirë duke nisur nga transfertat që jep qeveria, pensionet dhe ndihmat ekonomike dhe më pas ky është një sinjal edhe për bizneset”, tha Romina Radonshiq.

Ato persona që kanë dalë në pension vitet e fundit për Radonshiq nuk kanë për të pasur asnjë problem pasi janë mësuar të marrin pagat në sistemin bankar. Por problematike është për ata që jetojnë në zonat rurale apo edhe që janë në një moshë më të madhe.

Sfidë do të ishte për zonat rurale, për ato të cilët edhe nëse e njohin shumë mirë sistemin bankar e kanë të vështirë sepse është fakti se jo në çdo fshat ne kemi bankomate dhe banka dhe jo vetëm për këtë por ka shumë pensionist që janë në moshë dhe nuk kanë njohuri të përdorimit të bankomateve. Megjithatë lajmi i mirë është që kjo është një iniciativë që nuk vjen e detyrueshme”, tha Radonshiq.

Ligji detyron që dhe për qytetarët e tjerë, jashtë këtyre kategorive të kenë  llogari bazike , kjo pasi  pjesa më e madhe e shërbimeve publike është online, dhe për kryerjen e pagesave për marrjen e dokumentacionit, individëve u duhet karta bankare, ose të paraqiten fizikisht në bankë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

3 minutes ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

5 minutes ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

7 minutes ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

12 minutes ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

2 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

2 hours ago

This website uses cookies.