Categories: LajmeSportFutboll

Llogaritë e shortit të grupeve, Shqipëria përfundon në vazon e dytë

Në shortin e 2 dhejtorit Shqipëria do të jetë në vazon e dytë, pra në fazën e grupeve në “Gjermani 2024” do të jetë e sigurt se do të ketë një ndeshje me një përfaqësuese të madhe.

Rregullorja për këtë short është e qartë, do jenë katër vazo me nga gjashtë skuadra. Skuadrat në këto vazo do të renditen sipas ecurisë në eliminatoret e Europianit dhe përjashtim bën vetëm Gjermania, e cila automatikisht është pjesë e Vazos së parë si vend organizator.

Në këtë vazo, e cila do të nxjerrë të gjitha kokat e grupeve në “Gjermani 2024” aspironte të futej edhe Shqipëria, e cila për shkak të pikëve të grumbulluara duket se do ta ketë të pamundur.

Shqipëria edhe nëse fiton nesër përballë Ishujve Faroe mbyll këtë fushatë eliminatoresh me 17 pikë. Në Grupin A skuadra e Spanjës ka 18 të tilla dhe ka ende një ndehsje për të luajtur atë kundër Gjeorgjisë.

Në Grupin B Franca ka 21 pikë ndërsa ka ende një tjetër takim për të luajtur pasi udhëton drejt Greqisë. Në Grupin C Anglia ka 19 pikë dhe pret të ndeshet me Maqedoninë e Veriut në transfertë. Në Grupin D Turqia e Montelës ka 16 pikë dhe luan ndeshjen e fundit në Uells.

Në Grupin F Austria ka mbyllur fushatën e saj të eliminatoreve me 19 pikë, por në këtë grup është ende në lojë Belgjika e cila ka dy pikë më pak dhe nëse fiton kundër Azerbajxhanit shkon plot 20 pikë.

Në Grupin G, Hungaria (15 pikë) sfidon Malin e Zi (11 pikë) në takimin e fundit ndërsa Serbia (13 pikë) pret Bullgarinë (3 pikë). Në Grupin H Danimarka (22 pikë) ka siguruar vendin e parë ndërsa pret të ndeshet me Irlandën e Veriut.

Në Grupin I, Rumania (19 pikë) dhe Zvicra (17 pikë) luajnë përballë njëra-tjetrës ndeshjen e fundit dhe do të vendosin se cila do të jetë e para. Në Grupin J Portugalia ka dominuar plotësisht me 27 pikë ndërsa mund të bëjë 30 nëse mund Islandën në nbdeshjen e fundit.  Grupet H, I dhe J janw me 6 skuadra dhe sipas rregullores vendeve të para do t’iu zbriten 6 pikë.     

Vazo 1: Gjermania (vend organizator), Portugalia (27 pikë), Franca (21 pikë)

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja mbërrin në Londër

Kombëtarja shqiptare udhëtoi të mërkurën drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për…

16 hours ago

Moti- Kthjellime dhe kushte të qëndrueshme atmosferike

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të…

16 hours ago

OSBE: Partitë duhet ta kenë të qartë se Shqipëria është kandidate për në BE

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin “Ngjarja…

16 hours ago

Berisha: Do i japim zgjidhjen përfundimtare çështjes së pronave

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se do të zgjidhë përfundimisht çështjen e kthimit…

16 hours ago

PD ka prezantuar kandidatët në Shkodër, Berisha: Kemi përballë narko-shtetin, ndaj është fushata më e rëndësishme e 34 viteve të fundit

Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 11 majit 2025 në qytetin e Shkodrës,…

16 hours ago

Bora zbardh zonat malore në vend, s’ka bllokime të rrugëve, rekomandohen goma dimërore

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të vendit. Në veri, reshjet e rëna gjatë…

2 days ago

This website uses cookies.