Lobim për siguracionin “15 euro”, kryetarët Beci dhe Nimanbegu krijojnë një sekretariat të përbashkët koordinues

Shkodra dhe Ulqini do të thellojnë bashkëpunimin jo vetëm si dy qytete tradicionalisht të lidhura dhe me histori të përbashkët,  por bazuar edhe në projekte të reja. Takimi mes kryebashkiakut Benet Beci dhe kryekomunarit Genci Nimanbegu, i ka dhënë jetë një sekretariati të përbashkët.

Pas takimit,  në zyrën e kryebashkiakut Beci, stafet e dy njësive vendore  kanë marrë pjesë në takim e parë të sekretariatit  koordinues mes tyre, ku është rënë dakord mes të tjerave, të lobohet për heqjen e taksës prej  15 euro,  që shtetasit shqiptarë paguajnë në pikat e kalimit kufitare me Malin e Zi.

Ndërkohë, në dokumentin e hartuar gjatë këtij takimi është rënë dakord për rritjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat duke përfshirë ofertën e përbashkët turistike mes dy qyteteve , Shkodrës dhe Ulqinit, rritjen e bashkëpunimit kulturor, të aplikimit në projekte ndërkombëtare,  arsim, shërbime të përbashkëta dhe përgjigjia ndaj emergjencave që nuk kanë munguar edhe më herët.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.