Shkodra dhe Ulqini do të thellojnë bashkëpunimin jo vetëm si dy qytete tradicionalisht të lidhura dhe me histori të përbashkët, por bazuar edhe në projekte të reja. Takimi mes kryebashkiakut Benet Beci dhe kryekomunarit Genci Nimanbegu, i ka dhënë jetë një sekretariati të përbashkët.
Pas takimit, në zyrën e kryebashkiakut Beci, stafet e dy njësive vendore kanë marrë pjesë në takim e parë të sekretariatit koordinues mes tyre, ku është rënë dakord mes të tjerave, të lobohet për heqjen e taksës prej 15 euro, që shtetasit shqiptarë paguajnë në pikat e kalimit kufitare me Malin e Zi.
Ndërkohë, në dokumentin e hartuar gjatë këtij takimi është rënë dakord për rritjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat duke përfshirë ofertën e përbashkët turistike mes dy qyteteve , Shkodrës dhe Ulqinit, rritjen e bashkëpunimit kulturor, të aplikimit në projekte ndërkombëtare, arsim, shërbime të përbashkëta dhe përgjigjia ndaj emergjencave që nuk kanë munguar edhe më herët.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.