Lobimi rus, Koka: BBC solli në tavë Bashën dhe Prigozhin
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së zyrtare, Besart Logu ka theksuar se akuzat për lobimin rus ndaj Lulzim Bashës, janë riciklim i grupit politik të “Rithemelimit” të drejtuar nga ish-kryeministri Berisha.
Duke diskutuar në emisionin “3D” në RTSH 1, Logu ka debatuar me gazetarin Bledian Koka, duke nënvizuar se kjo akuzë është artikuluar nga Taulant Balla dhe që është rikthyer nga grupi politik i Berishës.
Nga ana e tij, gazetari Bledian Koka replikoi duke thënë se BBC citoi raportin e DASH-it që sanksiononte Lulzim Bashën dhe për këtë arsye “BBC ka bërë një investigim ku futi Lulzim Bashën në një tavë me Evgerni Prigozhin“
Pjesë nga debati në studio:
Besart Logu: Çështja e lobimit rus ka qenë një akuzë e artikuluar nga Taulant Balla që riciklohet sot nga Rithemelimi pas çdo hetimi gazetaresk. Institucionet amerikane dhe ato shqiptare kanë hetuar që nuk ka ndikim rus dhe nuk ka prezencë ruse në gjithë këtë histori.
Bledian Koka: Alban do t’ia kujtosh ti apo t’ia kujtoj unë që ka një vendim të Departamentit Amerikan të Shtetit. Është ai departamenti që lidhet me rolin e Berishës për të cilin ti u ndave. Departamenti Amerikan i Shtetit një vit më parë publikoi një raport që e sanksiononte Lulzim Bashën se kishte përdorur burime ruse për të dalë në një foto për të dalë me Donald Trump.
Alban Dudushi: E ke fjalën për një citim të BBC-së?
Bledian Koka: BBC citoi raportin e DASH-it që sanksiononte këtë gjë. Pikërisht mbi këtë raport BBC ka bërë një investigim ku futi Lulzim Bashën në një tavë me Evgerni Prigozhin.
Besart Logu: Janë akuza të ricikluara që duke parë marrëdhëniet ka tani Lulzim Basha si me DASH-in, si me PPE-n si me CDU-në.
Bledian Koka: Kur e bën narrativën bëje të plotë, ka një vendim, ka një dokument zyrtar të DASH-it që e sanksionon veprimtarinë e Lulzim Bashës si veprimtari me përdorimin e mjeteve ruse.