Categories: LajmePolitikë

Lobimi rus, Koka: BBC solli në tavë Bashën dhe Prigozhin

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së zyrtare, Besart Logu ka theksuar se akuzat për lobimin rus ndaj Lulzim Bashës, janë riciklim i grupit politik të “Rithemelimit” të drejtuar nga ish-kryeministri Berisha.

Duke diskutuar në emisionin “3D” në RTSH 1, Logu ka debatuar me gazetarin Bledian Koka, duke nënvizuar se kjo akuzë është artikuluar nga Taulant Balla dhe që është rikthyer nga grupi politik i Berishës.

Nga ana e tij, gazetari Bledian Koka replikoi duke thënë se BBC citoi raportin e DASH-it që sanksiononte Lulzim Bashën dhe për këtë arsye “BBC ka bërë një investigim ku futi Lulzim Bashën në një tavë me Evgerni Prigozhin

Pjesë nga debati në studio:

Besart Logu: Çështja e lobimit rus ka qenë një akuzë e artikuluar nga Taulant Balla që riciklohet sot nga Rithemelimi pas çdo hetimi gazetaresk. Institucionet amerikane dhe ato shqiptare kanë hetuar që nuk ka ndikim rus dhe nuk ka prezencë ruse në gjithë këtë histori.

Bledian Koka: Alban do t’ia kujtosh ti apo t’ia kujtoj unë që ka një vendim të Departamentit Amerikan të Shtetit. Është ai departamenti që lidhet me rolin e Berishës për të cilin ti u ndave. Departamenti Amerikan i Shtetit një vit më parë publikoi një raport që e sanksiononte Lulzim Bashën se kishte përdorur burime ruse për të dalë në një foto për të dalë me Donald Trump.

Alban Dudushi: E ke fjalën për një citim të BBC-së?

Bledian Koka: BBC citoi raportin e DASH-it që sanksiononte këtë gjë. Pikërisht  mbi këtë raport BBC ka bërë një investigim ku futi Lulzim Bashën në një tavë me Evgerni Prigozhin.

Besart Logu: Janë akuza të ricikluara që duke parë marrëdhëniet ka tani Lulzim Basha si me DASH-in, si me PPE-n si me CDU-në.

Bledian Koka: Kur e bën narrativën bëje të plotë, ka një vendim, ka një dokument zyrtar të DASH-it që e sanksionon veprimtarinë e Lulzim Bashës si veprimtari me përdorimin e mjeteve ruse.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

9 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

9 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

9 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

9 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

9 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

10 hours ago

This website uses cookies.