Lobimi rus, Kulluri: Basha i dërgoi BBC sqarim. Çështja është mbyllur nga Prokuroria

db1b57361e294468b791fd843133bbfb

db1b57361e294468b791fd843133bbfb

“Basha- BBC rikthen lobimin rus” ka qenë në qendër të pjesës së parë të emisionit ‘3D’ në RTSH të drejtuar nga Alban Dudushi.

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri, i pranishëm në studio,  deklaroi se që në vitin 2018 ka qenë i vetmi anëtar i Këshillit Kombëtar që ka kërkuar transparencë për këtë çështje.

Kam kërkuar këtë që ka ndodhur sot. Po ta shikoni me vëmendje shkrimin e botuar në BBC, nuk ka asgjë të re në substancë. Besoj se është shumë korrekte që z. Basha i është drejtuar dhe i ka dhënë një përgjigje BBC, pra është një akt ballë për ballë kundrejt shkrimit”, tha Kulluri.

Sipas tij, si në atë kohë ashtu edhe sot nuk kam bërë asnjëherë as prokurorin dhe as gjykatësin, as për këtë çështje, as për McGonigal, as për çështjen e Metës.

Këto janë debate që kanë lindur jashtë Shqipërisë dhe nuk mund të flasim me kompetencë për asnjë nga këto çështje.  Së dyti nuk ka prova të qarta për asgjë, pra janë çështje ambigue, nuk kemi para fakteve korrekte sikurse janë inceneratorët”, tha Kulluri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.