Logo e 80-vjetorit të Çlirimit, autorja Ejona Karkini tregon për RTSH 24 detajet dhe përjetimin

Simboli i memorialit “Nëna Shqipëri”, të realizuar nga Kristaq Rama, Muntaz Dhrami dhe Shaban Hadër, por tashmë e ndërthurur me flamurin tone, është logoja zyrtare e 80-vjetorit të Çlirimit të atdheut, e përzgjedhur nga një konkurs ku morën pjese  64 aplikantë.

Autorja fituese Ejona Karkini, e ftuar në studion e re të transformuar të RTSH 24 ndau me shikuesit detajet dhe përjetimin.

“Ideja e parë ishte simboli që përfaqësonte një vend, memorialin “Nënës Shqipëri”, kështu që sa e lehtë ishte ideja e parë aq i vështirë ishte  vazhdimi. Në momentin që ma komunikuan lajmin u ndjeva shumë krenare sepse ishte diçka që ka një përfshirje të madhe. Kam patur edhe një eksperiencë në një studio arkitekture, por kam dhe syrin për dizajnin”.

80 -Vjetori i Çlirimit të Shqipërisë është miratuar si vit jubilar mbarëkombëtar nga Këshilli i Ministrave dhe deri ne fund te këtij viti, të gjitha institucionet duhet të përdorin shkresat zyrtare me këtë logo.

Imazhi i logos u prezantua  para disa ditësh nga Drejtori i Përgjithshme të Arkivave dhe modelet e reja përveçse në fletoren zyrtare, mund të gjenden në faqen në internet arkiva.gov.al.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.