Logopedët: Ekspozimi ndaj ekraneve po vonon të folurën tek fëmijët
Fëmijët vitet e fundit po shfaqin vonesë në të folur apo çrregullime të tjera që lidhen me komunikimin.
Prej shkaqeve kryesore që sjell këtë çrregullim mjekët evidentojnë ekspozimin e lartë të fëmijëve ndaj ekraneve.
“Një fëmijë që qëndron gjatë në telefon, botën reale e mbyll totalisht, zhytet në mënyrë automatike në botën e telefonit dhe kjo sjell probleme në zhvillimin gjuhësor dhe problematika të tjera”.
Logopedi Serxho Pecaku shprehet se ky numër i madh vjen pasi vijnë raste edhe nga rrethet.
E për këtë zgjidhjen e kanë tërërisht në dorë prindërit.
Prej vitit të shkuar shërbimi i logopedisë ka nisur të ofrohet edhe në 17 qendra shëndetësore për të vijuar zgjerimin nga viti në vit.