Logu i Bjeshkëve 2024, shpallet Miss Bjeshka, konkurojnë 12 vajza
12 vajza nga të gjitha trevat, të veshura me xhubletë – veshjen mijëravjeçare të Malësisë së Madhe konkuruan për “Miss Bjeshka 2024”. E kthyer në traditë, Qafa e Predelecit të Këlmendit, u shndërrua në skenën e festës tradicionale të Logut të Bjeshkëve.
Freskia e logut të bjeshkëve e ndërthurur me këngë e valle, duke u kthyer kështu në një festival ngjyrash e muzike, që zgjati rreth 5 orë.
Miss Bjeshka 2024 u shpall Liljana Lashaj nga Selca ndërsa Mary Camaj, Miss Xhubleta.
Mary Camaj është vajza me banim në SHBA, e cila para pak muajsh u paraqit në universitet e veshur me xhubletë:
Krahas Miss Bjeshkës dhe Miss xhubleta, Juria dha edhe 4 çmime te tjera, për kërcimtaren e logut, shtojzovallja e bjeshkëve, Zana e Malit dhe , pjesmarrëse në Miss Univers.