“Loja e dyfishtë”/ Goditet grupi i trafikut të drogës në Itali, sekuestrohen 50 kg kokainë, arrestohen 3 shqiptarë
Shkatërrohet grupi i trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali.
Antimafia italiane në bashkëpunim me Komandën Provinciale të Ankonës, finalizuar operacionin e koduar “Loja e dyfishtë”, që çoi në shkatërrimin e 50 kg kokainë dhe heroine, ndërsa synohej trafikimi i 700 kg kokainë dhe heroinë në total që kapte vlerën e 35 milionë eurove.
Autoritetet italiane kanë ekzekutuar 3 urdhra arresti ndaj 3 shqiptarëve, të cilët janë ekstraduar nga Shqipëria, Belgjika dhe Spanja, si dhe ndaj një shtetasi italian.
Shqiptarët janë kapur sapo kanë mbërritur në aeroportin Fiumicino Romë e Linate të Milanos.