“Lojëra Popullore Fest” tradita vazhdon/ Qëllimi i eventit mbetet ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore

vallet

vallet

Edhe për këtë vit tradita e zhvillimit të “Lojra Popullore Fest” nuk është ndalur teksa ato nisën me ecjen demonstrative nga Truma e Dugajve deri tek sheshi përpara bashkisë, i cili u “pushtua” nga këngë e valle që në thelb kanë evidentimin e trashëgimisë kulturore. Trupat rinore nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Shkodra, Malësia e Madhe dhe Vau i Dejës i dhanë jehonë ndërkombëtare organizimit të këtij eventi.

Kastriot Faci, në rolin e organizatorit shpreh ndikimin që ky aktivitet ka në aspektin turistik.E veçanta e organizimit të këtij edicioni qëndron tek ndërkombëtarizimi i aktivitetit me zgjerimin e trupave pjesëmarrëse.

Edicioni i 16-të i “Lojra Popullore Fest” u organizua nga The Door Albania me

mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare e Rinisë dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. Në përfundim të aktivitetit, juria vlerësoi grupin nga Bullgaria si fitues të çmimit të parë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.