“Lojëra Popullore” ul siparin – Këngët dhe vallet tradicionale dhuruan atmosferë për të pranishmit në shesh

Me pjesëmarrjen e 10 trupave nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, Shkodra priti edicionin e 17 të “Lojëra Popullore”.

Këngët dhe vallet, lojërat dhe kostumet tradicionale përcollën tek qytetarët në sheshin para bashkisë një atmosferë të veçantë.

Përfshirja sociale, pasurimi i jetës kulturore, promovimi i vlerave të trashëgimisë shpirtërore si dhe rëndësia e angazhimit të rinisë janë disa nga mesazhet që shpalosi organizimi i këtij aktiviteti nga OJF “The Door” me mbështetjen financiare të Bashkisë Shkodër.

Dëshira e organizatorit Faci është që ky aktivitet të ketë një mbështetje më të gjerë, duke u përfshirë në kalendarin e aktiviteteve kulturore në rang kombëtar.

Në përfundim të festivalit, me vendin e parë u vlerësua grupi “Jahi Hasani” nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut. Me vendin e dytë u vlerësua grupi “Minatori i ri”, Kishnicë (Kosovë) dhe me vendin e tretë Ansambli folklorik “Ana Morava”, nga Vitia e Kosovës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.