Lojërat e fatit, arrestohet 55- vjeçari/Kishte përshtatur lokalin për lojëra fati dhe baste sportive

polici 1
Një 55 vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi kishte vënë lokalin e tij në dispozicion për organizimin e lojërave të fatit. Gjithashtu ky shtetas fshihte të ardhurat e përfituara nga ky subjekt.
Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “10 Korriku”, është evidentuar një lokal i përshtatur për organizimin e basteve sportive me anë të celularëve.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi 55 vjeçari, pronari i lokalit. ku nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas fshihte të ardhurat e përfituara nga ky subjekt.
Gjithashtu, u referuan materialet në prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas , 53 vjeç dhe Z. S., 40 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, në këtë lokal.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët që përdoreshin nga këta shtetas, për lojëra fati.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.