Lojërat Olimpike “Paris 2024”, delegacioni shqiptar niset drejt Francës

Skuadra olimpike Shqiptare  është nisur drejt Paris aty ku do të mbahen Lojërat Verore Olimpike. 8 sportistë që do të përfaqësojnë Shqipërinë  në këto lojëra u nisën nga Rinasi, të shoqëruar nga kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i cili ndau për mikrofonin e RTSH-së emocionet e nisjes.

Nuk ka emocion më të bukur se të përfaqësosh vendin tënd dhe shpresoj që Shqipëria me këtë delegacion që jemi sot këtu, na mungon Luiza Gega pasi do të vij pas 3 ditësh, kemi ëndrrën e parë që Shqipërisë ti sjellim të parën medalje olimpike me të gjithë këta kampion që ne të kemi mundësi të përfaqësojmë dhe me dinjitet, me uniforma por mbi të gjitha me rezultat”, u shpreh për RTSH-në kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli.

Po kaq optimist janë edhe sportistët të cilët presin medaljen nga këto lojëra.

“Jam shumë e emocionuar që do të mbaj flamurin, është një nder shumë i madh dhe falënderoj shumë Komitetin Olimpik që më dha këtë mundësi”, u shpreh notarja Kaltra Meça.

Djemtë tanë janë përgatitur, fatmirësisht shkojmë me 3 djem jo vetëm për medalje por djemtë synojnë më të mirën që është dhe medalja e arit. Për sa kohë kemi shpresë dhe ëndërrojmë ne mbetemi pozitiv që këtë herë Shqipëria do ja dalim”, u shpreh Presidenti i Federatës së Mundjes, Sahit Prizreni, në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Skuadra Shoqërohet nga Kryeministri Edi Rama, i cili do të ndjek nga afër  ceremoninë  e hapjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024” që do të mbahen nga 26 korriku deri më 11 gusht, ndërsa Lojërat Para olimpike “Paris 2024” do të zhvillohen nga 28 gushti deri më 8 shtator.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gjykata kërkon arrestimin e Netanjahut, liderit të Hamasit për krime lufte

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…

3 minutes ago

2 vite në krye të SPAK, Dumani rrëfen nesër në “3D” për përballjen me politikën dhe krimin e organizuar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…

5 minutes ago

Ceremonia e diplomimit , 1320 studentë kurorëzuan me sukses studimet për vitin akademik 2023 – 2024

Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…

10 minutes ago

Ekspozitë kolektive e artistëve shkodranë – Emërtimi “Gjethet që harroi vjeshta”, frymëzim nga Frederik Rreshpja

Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…

13 minutes ago

Digjitalizimi i artefakteve – Projekti i MEKI ka synim promovimin e trashëgimisë kulturore të Shkodrës

Në ambientet e Bibliotekës publike “Marin Barleti” u zhvillua takimi përmbyllës i projektit "Zbulimi i…

16 minutes ago

Celularë në shkollë!? – Kadija: Forcohen kontrollet nga mësuesit kujdestarë

Pas ngjarjes së rëndë të 3 ditëve më parë, siguria në shkolla është kthyer në…

29 minutes ago

This website uses cookies.