Lojrat Olimpike 2028, ja cilat disiplina do të rikthehen dhe cilat do të debutojnë
Organizatorët e edicionit të 34-rt të Lojrave Olimpike kanë bërë me dije ditën e sotme risitë e eventit, i cili do të mbahet në Los Anxhelos.
Ndryshe nga “Paris 2024” në “Los Anxhelos 2028” nuk do të garohet më në disiplinën e “breakdance” (lloj kërcimi) dhe me shumë mundësi edhe disiplina e boksit.
Por edicioni amerikan thueht se do të ketë mjaft risi. Organizatorët do të rifusin disiplina si ajo e “lacrosse”, “cricket”, “baseball” dhe “softball”.
Ndërsa disiplinat, të cilat do të debutojnë në Lojrat Olimpike do të jenë dy: “flag football” dhe “squash”.