Lojtari më i mirë i vitit 2023, IFFHS kurorëzon Haaland
Erling Haaland është futbollisti më i mirë në botë i vitit 2023 sipas IFFHS, Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit. Sulmuesi norvegjez, fitues i Champions League, Premier League, Kupës së Botës për Klube, Superkupës së UEFA-s, FA Cup dhe shënuesi i 50 golave në vitin kalendarik, grumbulloi 209 pikë dhe mundi Kylian Mbappe (105 pikë) dhe Lionel Messi (85 pikë).
Është triumfi i tij i parë dhe i pari për vendin e tij, Norvegjinë. Rodri dhe Bellingham kompletojnë Top 5.
IFFHS krijoi çmimin për lojtarin më të mirë në botë në vitin 1988. Marco Van Basten (1988 dhe 1989) dhe Lothar Matthaus (1990) ishin fituesit përpara se Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter t’i kërkonte IFFHS-së t’ia linte detyrën FIFA-s. Por që nga viti 2020, IFFHS ka vendosur të propozojë sërish këtë çmim: Robert Leëandoëski ishte fituesi i Çmimeve 2020 dhe 2021, Lionel Messi fitoi në 2022.