tirana qender
Edhe pse sezoni veror përfundoi, Shqipëria vijon të tërheqë turistë, ndërsa edhe rrëfimet e udhëtimeve në vendin tonë marrin ende shumë vëmendje. Media prestigjioze kushtuar udhëtimeve “Lonely Planet”, ka publikuar rrëfimin e një shkrimtareje britanike udhëtimesh, e cila përshkruan me detaje qëndrimin 4-ditor në Tiranë, e po ashtu edhe kostot.
Shkrimtarja fillon duke treguar koston e qëndrimit në hotel, ku totali për 3 net, në një dhomë për dy persona i kishte kushtuar 270 dollarë. Më pas tregon me detaje internerarin e çdo dite, vendet e vizituara dhe vaktet e konsumuara bashkë me shpenzimet, ku kostoja totale është 762 dollarë.
Ndër vendet e vizituara ajo përmend Xhamia e Et’hem Beut, Pazarin e Ri, Muzeun Historik Kombëtar, Liqenin dhe Bunk’Art.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke e konsideruar artikullin një “superpromovim” që premton të sjellë më shumë vizitorë nga Britania e Madhe.
“Një fundjavë e gjatë në Tiranën që gjithnjë e më shumë po intrigon vizitorët britanikë vjen këtë herë përmes rrëfimit të medias prestigjioze kushtuar udhëtimeve “Lonely Planet” që përcjell të gjitha ngjyrat e shijet kryeqytetit shqiptar nga arkitektura, street-art e deri tek restorantet me ushqime të papërsëritshme e baret fantastike. Një superpromovim që premton më shumë vizitorë nga Britania e Madhe, të cilët për periudhën janar-gusht të këtij viti kanë qenë plot 161 mijë, ose 33% më shumë krahasuar me një vit më parë”, shkruan Rama.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.