“Lonely Planet”, artikull për Velipojën / Prestigjozja botërore e rendit plazhin ranor mes më të mirëve në vend

velipoja plazh

Prestigjozja botërore “Lonely Planet” i ka kushtuar një artikull të gjerë bukurive të bregdetit shqiptar nga veriu në jug.

Plazhet shqiptare kanë qenë një trend kohët e fundit në TikTok.

 Ky vend i vogël ballkanik ofron një formacion të jashtëzakonshëm të tyre.

Të zbukuruar nga ujërat e kristalta dhe të thellë blu, plazhet në Shqipëri rivalizojnë çdo vend të Evropës.

Të rrethuar nga detet Jon dhe Adriatik, këto plazhe variojnë nga vendpushimet e populluara dhe argëtuese deri te limanet sekrete idilike të arritshme vetëm me varkë”, shkruhet në artikullin e botuar në revistën globale të udhëtimit “Lonely Planet”.

Në renditjen e 8 plazheve më të mira të Shqipërisë zë vend edhe plazhi më i madh ranor i vendit, Velipoja. Artikulli i bën një përshkrim po ashtu edhe kryeqendrës së veriut, Shkodrës.

“Qyteti i mrekullueshëm, Shkodra,  është porta e ecjes malore në Bjeshkët e Nemuna të quajtura edhe Alpet Shqiptare. Qyteti është vetëm 30 kilometra larg nga plazhi i gjatë dhe me rërë të imët të Velipojës, i cili ofron një atmosferë rinore që ngjason me atë të Rivierës Franceze falë bareve të shumta të tij buzë detit”, shkruan revista botërore ku mes rreshtave sugjeron vizitorët e natyrës të bëjnë ecjen në majat e shtegut të Ballkanit përmes Thethit dhe Valbonës. “Shumica e akomodimeve në Shkodër organizojnë udhëtime shumëditore”, vijon më tej artikulli.

Bukuritë e vendit me peizazhe mbresëlënëse kanë qenë vitet e fundit në fokus të disa mediave prestigjoze botërore duke ndikuar pozitivisht në promovimin e vendit në sytë e botës dhe për rrjedhojë edhe në rritjen e numrit të vizitorëve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.