Prestigjozja botërore “Lonely Planet” i ka kushtuar një artikull të gjerë bukurive të bregdetit shqiptar nga veriu në jug.
Plazhet shqiptare kanë qenë një trend kohët e fundit në TikTok.
Ky vend i vogël ballkanik ofron një formacion të jashtëzakonshëm të tyre.
Të zbukuruar nga ujërat e kristalta dhe të thellë blu, plazhet në Shqipëri rivalizojnë çdo vend të Evropës.
Të rrethuar nga detet Jon dhe Adriatik, këto plazhe variojnë nga vendpushimet e populluara dhe argëtuese deri te limanet sekrete idilike të arritshme vetëm me varkë”, shkruhet në artikullin e botuar në revistën globale të udhëtimit “Lonely Planet”.
Në renditjen e 8 plazheve më të mira të Shqipërisë zë vend edhe plazhi më i madh ranor i vendit, Velipoja. Artikulli i bën një përshkrim po ashtu edhe kryeqendrës së veriut, Shkodrës.
“Qyteti i mrekullueshëm, Shkodra, është porta e ecjes malore në Bjeshkët e Nemuna të quajtura edhe Alpet Shqiptare. Qyteti është vetëm 30 kilometra larg nga plazhi i gjatë dhe me rërë të imët të Velipojës, i cili ofron një atmosferë rinore që ngjason me atë të Rivierës Franceze falë bareve të shumta të tij buzë detit”, shkruan revista botërore ku mes rreshtave sugjeron vizitorët e natyrës të bëjnë ecjen në majat e shtegut të Ballkanit përmes Thethit dhe Valbonës. “Shumica e akomodimeve në Shkodër organizojnë udhëtime shumëditore”, vijon më tej artikulli.
Bukuritë e vendit me peizazhe mbresëlënëse kanë qenë vitet e fundit në fokus të disa mediave prestigjoze botërore duke ndikuar pozitivisht në promovimin e vendit në sytë e botës dhe për rrjedhojë edhe në rritjen e numrit të vizitorëve.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.