“Lotët nëpër faqe”, Mihrije Braha kujton detaje nga pjesëmarrja e parë në Festivalin e Këngës në RTSH

Mihrije Braha

Mihrije Braha

Këngëtarja e mirënjohur Mihrije Braha ka kujtuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” vitin 1992.

Braha ka deklaruar se për herë të parë ka pasur fatin të konkurrojë në Festivalin e Këngës në RTSH në vitin ’92, me “Lotët nëpër faqe’, e cila sikurse shprehet këngëtarja, u kthye më pas në megahit që i rezistoi çdo kohe.

Mendoj që çdo artist e dëshiron atë skenë madhështore të Festivalit të madh të Këngës në RTSH. Unë për herë të parë kam pasur fatin e rrallë të marrë pjesë në 1992 dhe fatmirësisht pastaj u pozicionova në vendin e tretë dhe kënga ime “Lotët nëpër faqe” është një prej këngëve më të bukura, si megahit që i reziston kohëve.

Kujtime më të bukura se ajo periudhë kohore, zor se i përjeton dikush”, u shpreh këngëtarja e cila bëri me dije se këngëtarët nga Kosova arritën të shkonin të gjithë në finale në festivalin e ’92-shit.

“Jam e lumtur që kam qenë në mesin e katër këngëtarëve përfaqësues nga Kosova dhe për herë të parë Festivali i Këngës në RTSH i theu tabutë dhe doli jashtë kufirit.

Isha unë, Sabri Fejzullahu, Armend Rexheagiqi e Aida Baraku dhe Adelina Ismajli.

Ka qenë ëndrra jonë me marrë pjesë dhe për të kapur mikrofonin e bukur të skenës dhe të katërt ne shkuam në finale dhe ky ishte suksesi i radhës”, tha Braha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.