Categories: LajmeRajoni

LSDM konfirmon kandidaturën e Pendarovskit për një tjetër mandat presidencial

Socialdemokratët e Maqedonisë së Veriut konfirmuan të dielën që presidenti Stevo Pendarovski të garojë për një mandat të dytë si kryetar shteti.

Pendarovski mori 706 vota pro në mbledhjen e kongresit të LSDM-së. Kreu i partisë, Dimitar Kovaçevski, tha se “Pendarovski ka një vizion të qartë për prosperitetin e shtetit dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian”.

Ai ka treguar se çfarë do të thotë të jesh president i të gjithëve. Në mandatin e tij, vendi është bërë anëtar i NATO-s dhe në mandatin e tij të dytë do të bëhet anëtar i BE-së,” tha z. Kovaçevski, duke theksuar se janë mbledhur 20 mijë firma për kandidaturën e Pendarovskit.

Vetë presidenti Pendarovski u shpreh se ai pret një fitore të dyfishtë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare pas pak javësh.

Ne kemi vlerat dhe potencialet tona dhe jemi më të mirë se ata,” tha z. Pendarovski.

Stevo Pendarovski do të garojë për herë të tretë si kandidat i LDSM-së për president. Ai më parë kandidoi për postin në vitin 2014 dhe më pas në 2019 kur fitoi zgjedhjet presidenciale ndaj kandidates së VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova.

Davkova do të jetë kundërshtarja e z. Pendarovskit edhe në këto zgjedhje. /SE

RTSH Shkodra

Recent Posts

Besimtarët katolikë nisin kreshmet – Imzot Peragine: Ato janë kohë hiri dhe pendese

Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…

45 minutes ago

Cilësia dhe përzgjedhja e ushqimit – Shkodranët ndajnë opinione të ndyshme, por preferojnë të gatuajnë vetë

Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…

51 minutes ago

Restaurim i pjesshëm tek “Pashko Vasa” – DRTK :Brenda 2025, pritet të nisë dhe zbatimi i projektit për restaurimin e plotë

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…

55 minutes ago

Plani social lokal 2025- 2028 / Babani: Synojmë të ofrojmë disa shërbime të reja në Vaun e  Dejës

Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…

58 minutes ago

Aktivitet në gjimnazin “28 nëntori” -Nderohen 4 arsimtare që janë në prag pensioni

Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…

1 hour ago

Rruga Velipojë- Shëngjin / Investimi me vlerë 3.8 mld lekë po shkon drejt përfundimit

Projekti infrastrukturor Velipojë- Shëngjin, me vlerë 3.8 miliardë lekë, po shkon drejt përfundimit dhe pritet…

1 hour ago

This website uses cookies.