“Luajmë në piano” / Shkolla speciale “3 dhjetori” aktivitet sensibilizues
“Luajmë në piano” ishte aktiviteti që bëri bashkë nxënës të shkollës special 3 dhjetori, fëmijë të qendrës ditore në Ulqin, Qendrën kulturore të fëmijëve si dhe Rotary club
Për Qendrën kulturore Kujtim Alija kjo ishte ndër ftesat më të bukura. Drejtorja Orjeta Kelaj tha se vëmendja ndaj shkollës speciale do të jetë e vazhdueshme.
Ky aktivitet çeli ditët sensibilizuese për përsonat me aftësi të kufizuara. Shkolla ka menduar që këtë vit në kuadër të ditës botërore të personave me aftësi të kufizuara të zhvillojë disa aktivitete përgjatë javës ku në fokus është sensibilizimi i komunitetit, por edhe institucioneve që këta fëmijë të mos i shohin ndryshe, por si të veçantë që meritojnë vemendje të shtuar.