“Lucia Nadin dhe shqiptarët në Venedik” – Dokumentari në Kinema “Republika” në kuadër të Seminarit “Shkodra në shekuj”
“Lucia Nadin dhe shqiptarët në Venedik (1479-1552)” është dokumentari që u shfaq në Kinema “Republika” si pjesë e organizimeve në kuadër të Seminarit “Shkodra në shekuj”.
Realizimi i tij mban për autor gazetarin dhe studiuesin Ilir Yzeiri.
Dokumentari është ndërtuar dhe mbështetur në veprat e studiueses italiane që ka nxjerrë në dritë një sërë dokumentesh të panjohura për publikun shqiptar.
Me kontributin dhe të rejat e zbuluara nga albanologia Nadin, mes të cilave dhe kopja e vetme origjinale e Statuteve të Shkodrës, dokumentari vlerëson rolin dhe qëndresën e shqiptarëve kundër pushtimit osman.Në qershor të vitit 2023, albanologia Lucia Nadin ishte e pranishme në Shkodër për promovimin e ribotimit të librit “Statutet e Shkodrës”.
Këta të fundit përbënin kodin normativ vetëqeverisës të qytetit gjatë sundimit venedikas.