Luçiano Boçi për opozitën, nënkryetari i Rithemelimit: Aksioni politik do të vijojë

Nga selia e demokratëve që njihen si grupi i “Rithemelimit”, Luçiano Boçi paralajmëroi se kjo pjesë e pozitës po riorganizohet dhe se pavarësisht arrestit në shtëpi të Berishës, opozita do të vijojë me aksionin e saj politik.

Nënkryetari i këtij grupimi tha se vendimet e SPAK dhe GJKKO për të arrestuar kreun e opozitës rikthyen metodat famëkeqe të përdorura në diktaturë.

I gjithë procesi ndaj Sali Berishës është një proces politik me objektiva e synime të qarta politike, për të heshtur dhe goditur jo vetëm ‘in persona’ Sali Berishën, por për të heshtur dhe goditur në grup e në themel Partinë demokratike, shoqërinë shqiptare, për të shuar të vërtetat denoncuese të dala prej saj dhe për t’i shtruar rrugën këtij pushteti të korruptuar që ai të vendosë sundimin e tij.

Në sinkron me qëllimet politike të këtij procesi ishte dhe vendimi i Gjykatës së Lartë, i cili mban pezull e tërheq zvarrë pa asnjë arsyetim ligjor statusin juridik të Partisë Demokratike duke mos konsideruar vullnetin e Kuvendit kombëtar të 11 dhjetorit dhe statutin e Partisë Demokratike,” tha Boçi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

27 minutes ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

30 minutes ago

Psiko-ekspozitë me piktura dhe grafikë / Studentët e vitit të parë të Dep. të Arteve prezantuan punimet në Rektorat

Në hollin e Rektoratit të UNISHK, studentët e vitit të parë të degës “Pikturë Grafikë”…

34 minutes ago

Futboll, kategoria e dytë dhe tretë – Flasin trajnerët Celufaj dhe Kola, si dhe futbollistët Gjini dhe Kukaj

Minutat e emisionit “Studio Sport” të transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra, janë…

37 minutes ago

Dy të proceduar në Shkodër / 42-vjeçari falsifikoi pasaportën, me gjeneralitetet e një shtetasi tjetër

Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në prokurori, ku filloi procedimi penal për një shtetas…

44 minutes ago

Anemia nga mungesa e hekurit – Mjekët rekomandojnë trajtim të hershëm për të shmangur komplikimet

Anemia nga mungesa e hekurit lidhet drejtpërdrejtë me mungesën e hekurit në trup.  Mungesa e…

46 minutes ago

This website uses cookies.