Lufta e Izraelit në Gazë, Sllovenia nis procedurën për njohjen e shtetit palestinez
Qeveria sllovene nisi të enjten procedurën për njohjen e shtetit palestinez si një mënyrë për t’i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe grupit terrorist Hamas në Gazëa
Kryeministri slloven Robert Golob e pati njoftuar një hap të tillë që në muajin mars.
“Tmerret që shohim çdo ditë në Gazë janë të papranueshme dhe duhet të ndalen. I bëj thirrje Izraelit që t’i japë fund të menjëhershëm sulmeve të tij në Gaza dhe të përdorë tryezën e bisedimeve” ”, citohet të ketë thënë Golob në platformën e qeverisë X.
Golob thotë se do të dëshironte që njohja e vendit të tij ishte “një nxitje që këto negociata të vazhdojnë më shpejt” dhe të përshpejtonte dialogun në Kombet e Bashkuara për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e pengjeve dhe sigurinë dhe ekzistencën e Izraelit përmes një zgjidhje me dy shtete.
Njoftimi erdhi pasi Irlanda, Spanja dhe një numër vendesh të tjera anëtare të Bashkimit Evropian thuhet se po konsiderojnë njohjen e një shteti palestinez më 21 maj, sipas një raporti nga transmetuesi kombëtar i Irlandës.
“Koalicioni qeverisës ra dakord unanimisht për këtë vendim”, thotë Golob, duke shprehur shpresën se njohja do të frymëzonte vendet e tjera për të ndjekur hapat e Sllovenisë.
Spanja, Irlanda, Malta dhe Sllovenia thanë në mars se kishin rënë dakord të hidhnin hapat e parë drejt njohjes së një shteti palestinez.
Vendet thuhet se kanë pritur një votim nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 maj, i cili mund të çojë në njohjen e palestinezëve si të kualifikuar për anëtarësim të plotë në OKB.
Që nga viti 1988, 139 nga 193 shtete anëtare të OKB-së e kanë njohur shtetësinë palestineze.
Izraeli ka thënë se plani i katër vendeve përbënte një “çmim për terrorizmin” që do të zvogëlonte shanset për një zgjidhje të negociuar të konfliktit të Gazës.