Lufta Hamas-Izrael/ Blinken udhëton sot drejt Tel Avivit, thirrje për armëpushim

0e158aede1344105a41de32c7dd19c50

0e158aede1344105a41de32c7dd19c50

Sekretari amerikan i Shtetit, Entony Blinken mbërrin këtë të premte (3 nëntor) në Tel Aviv ku pritet që t’i kërkojë qeverisë izraelite që të pajtohet me ndalimin e luftimeve në Gaza.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon (John) Kirby, tha se Shtetet e Bashkuara nuk po mbrojnë një armëpushim të përgjithshëm, por një pauzë “të përkohshme, të lokalizuar”.

Teksa po largohej nga Uashingtoni, Blinken deklaroi se në vizitën e tij në Tel Aviv, do të diskutojë hapat konkretë për të minimizuar dëmtimin e civilëve në Gaza gjatë vizitës së tij në Izrael.

Që kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor duke vrarë 1,400 izraelitë, të paktën 9,061 palestinezë janë vrarë në luftë, kryesisht gra dhe të mitur, dhe më shumë se 32,000 njerëz janë plagosur. Lajmi u bë me dije nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Më shumë se 3,700 fëmijë palestinezë janë vrarë në 25 ditë luftimesh, më shumë se gjashtëfishi i 560 fëmijëve që OKB-ja kishte raportuar të vrarë në 19 muajt e luftës në Ukrainë deri më 8 tetor.

Bombardimet kanë dëbuar më shumë se gjysmën e 2.3 milionë banorëve të territorit nga shtëpitë e tyre. Ushqimi, uji dhe karburantet po mbarojnë nën rrethimin e Izraelit dhe spitalet e mbingarkuar paralajmërojnë se janë në prag të kolapsit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.