Lufta Hamas-Izrael/ MEPJ: 20 shqiptarë udhëtuan drejt Greqisë, 17 prej tyre po kthehen në atdhe
Lufta mes Hamasit dhe Izraelit ka detyruar qytetarë të kombësive të ndryshme që të udhëtojnë drejt shteteve të tjera dhe atyre mëmë.
20 shqiptarë udhëtuan mëngjesin e kësaj të mërkure (12 tetor) nga Izraeli drejt Greqisë përmes një fluturimi të koordinuar nga MEPJ.
Kjo e fundit bën me dije me një njoftim se 17 shqiptarëve pasi kanë mbërritur në Athinë janë nisur drejt Shqipërisë në rrugë tokësore dhe po transportohen për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë, si: Tirana, Gjirokastra, Korça dhe Vlora, nën kujdesin e MEPJ.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha Ambasadat edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAlbanianMEFA%2Fposts%2Fpfbid0n7uis6zhud4EvaZGNb8iKSahYqyoUPvJwcadXEfmvjYMUEj371UsdTL1djfGK7Gxl&show_text=true&width=500