Lufta Hamas-Izrael/ OBSH: Asgjë nuk e justifikon tmerrin që po durojnë civilët në Gaza

97ff003546b4406b9584642d5c7352c9

97ff003546b4406b9584642d5c7352c9

Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kristian (Christian) Lindmeier ka bërë me dije se disa mjekë në Gaza kanë kryer operacione, duke përfshirë amputime, pa anestezi. Ai deklaroi se asgjë nuk e justifikon tmerrin që po durojnë civilët në Gaza, teksa vuri theksin te “nevoja e tyre e dëshpëruar për ujë, karburant, ushqim dhe akses të sigurt në kujdesin shëndetësor  për  të mbijetuar”.

Niveli i vdekjes dhe vuajtjes është i vështirë për t’u kuptuar”, shtoi ai.

Lindmeier tha gjithashtu se të paktën  16 punonjës të kujdesit shëndetësor  janë vrarë gjatë detyrës, duke theksuar se çdo sulm ndaj kujdesit shëndetësor është i ndaluar nga ligji ndërkombëtar humanitar.

Mjekët pa Kufij, të njohur edhe si Medecins Sans Frontières, thanë  të martën (7 nëntor) se një nga kolegët e saj dhe disa nga anëtarët e familjes së tij u vranë në një shpërthim në kampin e refugjatëve Al Shati.

Mohammed Al Ahel, një teknik laboratori i MSF dhe disa anëtarë të familjes së tij vdiqën në shpërthim të hënën”, tha organizata.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) tha se karvani i tij humanitar u sulmua kur po dërgonte furnizime mjekësore thelbësore në objektet shëndetësore në qytetin e Gazës.

Sipas ICRC, dy kamionë u dëmtuan në sulm dhe një shofer pësoi lëndime të lehta.

Këto nuk janë kushtet në të cilat personeli humanitar mund të punojë. Ne jemi këtu për të sjellë ndihmë urgjente për civilët në nevojë. Sigurimi që ndihma jetike mund të arrijë objektet mjekësore është një detyrim ligjor sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha në një deklaratë Uilliam Schomburg, kreu i delegacionit të KNKK-së në Gaza.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.