Lufta, Irani: Amerikanët kërkuan armëpushim në Gaza, reagon SHBA: E pavërtetë

6c68f2b97ead4fd19e597a4c4b7d65cb

6c68f2b97ead4fd19e597a4c4b7d65cb

Shtetet e Bashkuara kanë mohuar pretendimet e Iranit se zyrtarët amerikanë kanë kërkuar armëpushim të luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian i tha agjencisë shtetërore të lajmeve “Tasnim” se SHBA i kishte dërguar Teheranit një mesazh në tre ditët e fundit ku kishte kërkuar armëpushim në Gaza.

Ata bënë disa veprime, por në praktikë, ata kanë mbështetur vetëm vrasjet masive dhe gjenocidin në Gaza”, tha Amir-Abdollahian.

Ndërkaq, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve theksoi se “deklarata është kategorikisht e rreme”.

Ne ia kemi bërë të qartë Iranit se nuk duhet të kërkojë të zgjerojë konfliktin dhe pasojat nëse zgjedh ta bëjë këtë. Ne e kemi bërë gjithashtu të qartë publikisht dhe privatisht se kërkojmë lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi. Zbatimi i lirimit të pengjeve do të kërkonte një pauzë humanitare në luftime. Çdo vonesë në këtë proces i takon Hamasit”, John Kirby.

Komentet e Amir-Abdollahian vijnë pasi kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani bëri një vizitë në Teheran të hënën, një ditë pas takimit me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken në Bagdad.

Udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei bëri thirrje për koordinim midis Irakut dhe Iranit për të rritur “presionin politik” ndaj SHBA-së dhe Izraelit në mënyrë që të ndalojnë bombardimet në Gaza, referuar medias shtetërore IRNA.

Ndërkaq, administrata e presidentit amerikan Joe Biden do të vazhdojë t’i nxisë homologët e saj izraelitë që të vendosin një pauzë humanitare në Gaza, si përpjekje për të negociuar në mënyrë të sigurt lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi.

Ne ende besojmë në vlerën e pauzave të përkohshme humanitare për qëllime specifike – për të futur gjërat brenda dhe për të nxjerrë njerëzit jashtë, përfshirë pengjet. Ne ende mendojmë se ka vlerë për këtë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë rast dhe ta kemi atë diskutim – jo vetëm me Izraelin, por me partnerë të tjerë në rajon

Ai shtoi se administrata beson se “ne jemi në fillim të këtij procesi, jo në fund”.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se administrata po punon për këtë çështje pothuajse çdo minutë të çdo dite.

Kur bëhet fjalë për pauzat humanitare, ne jemi të angazhuar me izraelitët për praktikat e veçanta të kësaj. Megjithatë, një aspekt kritik është të shohim progres në lidhje me pengjet. Kjo është diçka në të cilën ne jemi fokusuar intensivisht”, u tha Blinken gazetarëve në Turqi të hënën më herët.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.