Lufta Izrael-Gaza- Hamasi i përgjigjet planit të propozuar për armëpushim
Hamasi ka dhënë përgjigjen e tij ndaj një propozimi kornizë për një armëpushim të ri në Gaza. Detajet e marrëveshjes, të përcaktuara nga Izraeli, SHBA, Katari dhe Egjipti, nuk janë bërë publike.
Më herët u raportua se marrëveshja përfshinte një armëpushim gjashtë-javor, kur më shumë pengje izraelite do të shkëmbeheshin për të burgosur palestinezë.
Izraeli dhe SHBA kanë thënë të dy se po shqyrtojnë përgjigjen e Hamasit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni (Antony) Blinken, i cili aktualisht ndodhet në Lindjen e Mesme, tha se do të diskutonte përgjigjen e Hamasit me zyrtarët në Izrael këtë të mërkurë (7 shkurt).
Konflikti në Gaza u shkaktua nga një sulm i paprecedentë ndërkufitar nga persona të armatosur të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, në të cilin rreth 1,300 njerëz u vranë dhe rreth 250 të tjerë u morën peng.
Më shumë se 27,500 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë në Rripin e Gazës, i cili është qeverisur nga Hamasi dhe i bllokuar nga Izraeli dhe Egjipti që nga viti 2007.
Hamasi është përshkruar si një organizatë terroriste në disa vende.
Gjatë një armëpushimi njëjavor në fund të nëntorit, 105 pengje izraelitë dhe të huaj u liruan në këmbim të 240 palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.