Categories: BotaLajme

Lufta Izrael-Gaza, Hamasi përcakton planin me tre faza për marrëveshjen e armëpushimit

Hamasi ka paraqitur një sërë kërkesash, duke përfshirë shkëmbimin e pengjeve për të burgosurit palestinezë dhe rindërtimin e Gazës, në përgjigje të një propozimi për armëpushim të mbështetur nga Izraeli.

Grupi i armatosur kërkon një tërheqje të plotë të forcave izraelite dhe një fund të luftës pas tre fazave 45-ditore të armëpushimit.

Oferta ka të ngjarë të jetë e papranueshme për kryeministrin izraelit, i cili ka bërë thirrje për “fitore totale” në Gaza.

Përgjigja e Hamasit është një kundërofertë ndaj një propozimi për armëpushim të mbështetur nga Izraeli dhe SHBA dhe i ndërmjetësuar nga Katari dhe Egjipti.

Drafti i Hamasit sugjeron:

Një pauzë e parë 45-ditore në luftime gjatë së cilës të gjitha gratë izraelite pengje, meshkujt nën 19 vjeç, të moshuarit dhe të sëmurët do të shkëmbeheshin me gra dhe fëmijë palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite. Forcat izraelite do të tërhiqen nga zonat e banuara të Gazës dhe do të fillojë rindërtimi i spitaleve dhe kampeve të refugjatëve.

Në fazën e dytë parashikohet shkëmbimi i pengjeve të mbetur meshkuj izraelitë me të burgosur palestinezë dhe forcat izraelite të largohen plotësisht nga Gaza.

Në fazën e tretë dhe të fundit, parashikohet që të dyja palët të shkëmbejnë trupat e viktimave

Marrëveshja parashikon gjithashtu rritjen e dërgesave të ushqimit dhe ndihmave të tjera në Gaza. Deri në fund të pauzës 135-ditore të luftimeve, Hamasi thotë se negociatat do të kishin përfunduar për t’i dhënë fund luftës.

Propozimi mori një përgjigje të vakët nga presidenti amerikan Joe Biden, i cili e quajti atë “të ekzagjeruar”. Sekretari i Shtetit Anthony Blinken tha se kishte ende “shumë punë për të bërë” për të arritur një armëpushim të përhershëm, por theksoi rëndësinë e arritjes së një paqeje të qëndrueshme./ BBC

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.