Lufta Izrael-Hamas, Biden: Po negociohet për arritjen e një marrëveshje dhe armëpushimi
Presidenti i SHBA Joe Biden ka deklaruar se aktualisht midis Izraelit dhe Hamasit është duke u negociuar për të arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe për të vendosur një armëpushim midis tyre.
Nga ana tjetër, Biden tha se duhet bërë më shumë për të frenuar krizën humanitare në Gaza.
Gjatë një konference për mediat Biden ofroi pikëpamjen e tij për konfliktin katër-mujor, i cili ka testuar diplomacinë amerikane dhe ka ekspozuar ndarjet brenda koalicionit të tij demokratik.
“Jam i mendimit, siç e dini, se përgjigja e Izraelit në Gaza ndaj Hamasit ka qenë e lartë” u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, duke përshkruar përpjekjet e tij për të hapur rrugët në mënyrë që më shumë ndihma humanitare mund të hyjnë atje.
Biden e konsideroi fushatën ushtarake izraelite si të tepruar.
Për shumë muaj që nga 7 tetori, Biden ka mbrojtur me vendosmëri të drejtën e Izraelit për të ndjekur Hamasin, ndërsa ka kërkuar që të minimizohen dëmet në civilë në Gaza.