Categories: BotaLajme

Lufta Izrael-Hamas, Biden presion Netanjahut për të arritur armëpushimin në Gazë

Presidenti Joe Biden pritet të ushtrojë presion këtë të enjte ndaj Benjamin Netanjahut për të nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit në Gazë, pavarësisht nga tërheqja e presidentit amerikan nga gara presidenciale gjë që vë në pikëpyetje ndikimin e tij mbi kryeministrin izraelit.

Netanjahu do të takohet gjithashtu me zëvendëspresidenten Kamala Harris – kandidaten e re demokratike për presidente, një ditë pasi kryeministrit izraelit mbajti fjalimin në Kongresin amerikan.

Vizita e kryeministrit izraelit në SHBA erdhi pasi dhjetëra njerëz u vranë në Rripin e Gazës, me 129 të vdekur gjatë 48 orëve në Khan Younis si rezultat i bombardimeve izraelite.

Marrëdhëniet midis Bidenit dhe Netanjahut janë të tensionuara për shkak të sjelljes së Izraelit në luftën e tij kundër Gazës, pavarësisht mbështetjes së vazhdueshme ushtarake dhe politike të presidentit amerikan për aleatin kryesor të Uashingtonit në Lindjen e Mesme.

Teksa Biden thotë se dëshiron të sigurojë një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve teksa do të jetë edhe për 6 muaj në detyrë, Netanjahu mund të tundohet të presë deri në presidencën e tij të çalë dhe të negociojë me pasardhësin e tij.

Si pjesë e vizitës së tij të parë në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së Biden, Netanjahu do të zhvillojë bisedime me udhëheqësin amerikan në Zyrën Ovale në orën 13:00 dhe të dy më vonë do të takohen me familjet e robërve amerikanë të mbajtur në Gazë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

6 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

6 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

6 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

6 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

7 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

7 hours ago

This website uses cookies.