Lufta Izrael-Hamas, Blinken rikthehet në Lindjen e Mesme. SHBA kërkon të vendosë paqen në rajon

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të rikthehet sërish në Lindjen e Mesme si pjesë e një inciative të re nga Uashingtoni për të arritur një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit.

Kryediplomati amerikan do të pritet ditën e sotme në Arabinë Saudite dhe të enjten në Egjipt. Blinken ka thënë më parë se dëshiron të “diskutojë rrugën e duhur për paqe të qëndrueshme rajonale” me liderët e lartë të të dy vendeve.

Deri më tani negociatat disa javore ende nuk kanë siguruar një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit, që Uashingtoni shpreson se do të lehtësonte krizën humanitare që ka mbërthyer Gazën.

Nga ana e tij, Blinken deklaroi se ai do të bisedojë për aspektet e qeverisjes, sigurisë dhe zhvillimit në Gazë pasi të ketë mbaruar lufta.

Që nga janari ne jemi duke bërë shumë punë, veçmas me partnerët tanë arabë, dhe ne do të shtyjmë përpara këto biseda, por po ashtu do të diskutojmë se cila është arkitektura e duhur për paqe të qëndrueshme rajonale”, tha Blinken gjatë një konference për media në Manila, para se të nisej drejt Lindjes së Mesme.

Blinken nuk ka planifikuar që të qëndrojë në Izrael gjatë kësaj vizite, shtet të cilin e ka vizituar disa herë që nga nisja e luftës në Gazë.

Tensionet janë rritur mes administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, dhe qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili të martën refuzoi thirrjen e Bidenit që Izraeli të mos vazhdojë përpara me sulmin e planifikuar tokësor në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku mbi 1 milion palestinezë të zhvendosur janë duke u strehuar.

Ndërkaq, sipas Ministrisë së Shëndetësisë që drejtohet nga Hamasi bëhet e ditur se si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit, deri më tani në Gazë janë vrarë pothuajse 32 mijë persona.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.