Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të rikthehet sërish në Lindjen e Mesme si pjesë e një inciative të re nga Uashingtoni për të arritur një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit.
Kryediplomati amerikan do të pritet ditën e sotme në Arabinë Saudite dhe të enjten në Egjipt. Blinken ka thënë më parë se dëshiron të “diskutojë rrugën e duhur për paqe të qëndrueshme rajonale” me liderët e lartë të të dy vendeve.
Deri më tani negociatat disa javore ende nuk kanë siguruar një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit, që Uashingtoni shpreson se do të lehtësonte krizën humanitare që ka mbërthyer Gazën.
Nga ana e tij, Blinken deklaroi se ai do të bisedojë për aspektet e qeverisjes, sigurisë dhe zhvillimit në Gazë pasi të ketë mbaruar lufta.
“Që nga janari ne jemi duke bërë shumë punë, veçmas me partnerët tanë arabë, dhe ne do të shtyjmë përpara këto biseda, por po ashtu do të diskutojmë se cila është arkitektura e duhur për paqe të qëndrueshme rajonale”, tha Blinken gjatë një konference për media në Manila, para se të nisej drejt Lindjes së Mesme.
Blinken nuk ka planifikuar që të qëndrojë në Izrael gjatë kësaj vizite, shtet të cilin e ka vizituar disa herë që nga nisja e luftës në Gazë.
Tensionet janë rritur mes administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, dhe qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili të martën refuzoi thirrjen e Bidenit që Izraeli të mos vazhdojë përpara me sulmin e planifikuar tokësor në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku mbi 1 milion palestinezë të zhvendosur janë duke u strehuar.
Ndërkaq, sipas Ministrisë së Shëndetësisë që drejtohet nga Hamasi bëhet e ditur se si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit, deri më tani në Gazë janë vrarë pothuajse 32 mijë persona.
“Derbi” shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit, i vlefshëm për Ligën e parë të Maqedonisë së…
Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia…
Shqipëria ka një prevalencë të lartë të përhapjes së Helikobakter Pylorit , që zakonisht gjendet…
Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”.…
Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin…
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin…
This website uses cookies.