Lufta Izrael- Hamas, Blinken: SHBA e fokusuar që të mos zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka bërë të ditur se SHBA është e fokusuar në parandalimin e zgjerimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Blinken e bëri këtë deklaratë teksa vizitoi sërish Lindjen e Mesme dhe ndaloi në Doha të Katarit.
“Ne kemi qenë intensivisht të fokusuar në punën për të parandaluar përhapjen e konfliktit” tha Blinken në Doha të dielën pas takimit me kryeministrin e Katarit.
Diplomati më i lartë amerikan do të marrë pjesë edhe në takimin e zyrtarëve të sigurisë kombëtare të Izraelit ku Biden do të takohet me qeverinë izraelite këtë javë.
“Është pjesë e asaj që zyrtarët amerikanë thonë se është një përpjekje e vazhdueshme për të qëndruar në kontakt me – dhe përballë – zyrtarëve izraelitë në një përpjekje për të mbajtur nën kontroll makinën e luftës të Izraelit ndërsa konflikti zvarritet”, u shpreh Blinken.
Të paktën 22,835 palestinezë janë vrarë dhe 58,416 të tjerë janë plagosur në Gaza që nga 7 tetori, tha të dielën Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamasi.