Lufta Izrael-Hamas, Blinken takon Netanjahun: Krijimi i shtetit të ri palestinez zgjidh krizën në rajon
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka takuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu teksa zhvillohen luftimet mes forca izraelite dhe Hamasit.
Ata kanë diskutuar përpjekjet e fundit për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe rëndësinë e rritjes së ndihmës humanitare ndaj civilëve të zhvendosur në të gjithë Gazën.
Sipas deklaratës së lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit bëhet e ditur se Blinken ka përsëritur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për krijimin e një shteti palestinez si mënyra më e mirë për të garantuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët dhe një integrim më të madh për rajonin.
Blinken i vuri në dukje Netanjahut nevojën urgjente për të ulur tensionet në Bregun Perëndimor dhe për të parandaluar zgjerimin e konfliktit”.
“Takimi i gjatë dhe i thelluar” u pasua nga një takim i zgjeruar ku përfshihej ministri i Mbrojtjes i Izraelit, si dhe udhëheqës të sigurisë dhe inteligjencës.
Takimi u mbajt me dyer të mbyllura, ndërsa pritet që Blinken të udhëtojë në Bregun Perëndimor si pjesë e udhëtimit të tij.
Ndërkaq, Blinken tha të martën se do të diskutonte përgjigjen e Hamasit ndaj një propozimi që synon të sigurojë lirinë e pengjeve të mbetura dhe një ndërprerje të qëndrueshme të luftimeve në Gaza me zyrtarët izraelitë.