Categories: BotaLajme

Lufta Izrael-Hamas, Blinkeni takon presidentin palestinez, Abas. Zotohet për ndihma

Kryediplomati amerikan Antoni Blinken (o. Antony Blinken) zhvilloi këtë të diel një vizitë të papritur në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku u takua me presidentin e autoritetit palestinez Mahmud Abas (o. Abbas).

Presidenti Abas i tha z. Blinken se në luftën mes Izraelit dhe Hamasit duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm për të mundësuar hyrjen e ndihmave në Gazë.

Gjatë takimit që zgjati rreth një orë, por pa prononcime për mediet, Blinkeni tha se SHBA është angazhuar për të çuar ndihmat në Gazë si dhe për të rivendosur shërbimet thelbësore atje.

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Blinkeni gjithashtu shprehu zotimin e Uashingtonit për të punuar drejt realizimit të aspiratave të ligjshme palestineze për krijimin e një shteti palestinez, ndërsa vuri në dukje se do të kishte kuptim që një autoritet palestinez efektiv të drejtonte rripin e Gazës.

Presidenti Abas e drejton në mënyrë të kufizuar Bregun Perëndimor, ndërkohë që ka gjendet mes akuzave për korrupsion, paaftësi dhe bashkëpunim me Izraelin.

Ndërkohë që është e paqartë se kush do ta zëvendësojë Abasin, një kundërshtar i fortë i Hamas, tashmë është në moshë të thyer.

Ministrat e Jashtëm të Egjiptit dhe Jordanisë u shprehën të shtunën pasi u takuan me Blinkenin se për momentin nuk mund të flitet për të ardhmen e gazës, ndërsa bënë thirrje për armëpushim të menjëhershëm për adresimin e krizës humanitare që ka përfshirë enklavën.

Blinkeni argumentoi se armëpushimi do t’i shërbente Hamasit që të rigrupohej, por ndërkohë po përpiqet të bindë Izraelin për ndërprerje të konfliktit në pika specifike që do të mundësojnë shpërndarjen e ndihmave në Gazë. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Konkursi “Eureka n’28” – Hoxha: Zhvillojmë garë mes klasave të 10-ta dhe 11-ta

Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…

1 hour ago

Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berisha: Asnjë shqiptar nuk do ta njohë varfërinë ekstreme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…

1 hour ago

Shqipëria turistike në Berlin, operatorët dhe agjencitë prezantojnë bukuritë e vendit

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Berlin është në edicionin e tij të 59-të dhe Shqipëria…

1 hour ago

Konkursi “Eureka n’28” – Hoxha: Zhvillojmë garë mes klasave të 10-ta dhe 11-ta

Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…

1 hour ago

Beci inspekton ecurinë e punimeve – Kryebashkiaku dhe banorët inspektojnë rrugët në Rrethina

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspsktuar punimet në rrugët   "Todi Germeni" dhe "Udhëtari"…

1 hour ago

Rrugët në periferi – Banorët e lagjes “Ahmet Haxhia” pranë Udhakryqit, në pritje të investimit

Ndërsa disa prej rrugëve kryesore janë kthyer në një kantier ndërtimi mjaft të tjera mes…

1 hour ago

This website uses cookies.