Categories: BotaLajme

Lufta Izrael-Hamas, Këshilli i Sigurimit i OKB-së shtyn sërish votimin për Gazën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së  ka shtyrë sërish votimin për ndihmën humanitare për Gazën. Uashingtoni kishte shprehur shqetësimet se rezoluta, e paraqitur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, mund të “ngadalësonte” ndihmën në Gaza.

Njoftimi i fundit nga SHBA vjen pas rreth dy javësh bisedime.

Gjatë gjithë javës, Këshilli i Sigurimit ka shtyrë në mënyrë të përsëritur projekt-rezolutën që synon të sjellë një formë të armëpushimit.

Drafti origjinal kërkonte një ndërprerje të qëndrueshme të armiqësive, por versioni përfundimtar kërkon krijimin e kushteve për një të tillë.

Në draft nuk kërkohet më përdorimi i të gjitha rrugëve tokësore, detare dhe ajrore për dërgesa, vetëm të gjitha rrugët e disponueshme. Drafti ende krijon një mekanizëm për të përshpejtuar ndihmën, por e bën të qartë se kjo është në konsultim me palët përkatëse si Izraeli.

Duke dalë nga një sesion me dyer të mbyllura të enjten mbrëma, ambasadorja e SHBA Linda Thomas-Greenfield hodhi poshtë pretendimet se drafti i fundit ishte zbutur, duke argumentuar se ishte “një rezolutë shumë e fortë”.

Ajo e quajti atë “një rezolutë që ne mund ta mbështesim”, por nuk pranoi të thoshte nëse SHBA do të votonte ‘po’ ose do të abstenonte.

Pika kryesore e pengesës të enjten dukej se ishte mbi propozimin e tekstit për të pasur një mekanizëm të OKB-së për të monitoruar ndihmën në Gaza, diçka që grupi arab i kombeve këmbënguli se duhet të jetë pjesë e çdo rezolute kuptimplotë.

Por Shtetet e Bashkuara thanë se kjo mund t’i hiqte Izraelit kontrollin e procesit të shqyrtimit  dhe kërkuan një shtyrje tjetër për të lënë kohë për diskutime me Egjiptin se si një mekanizëm i tillë monitorimi mund të funksiononte për të gjitha palët.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

14 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

14 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

14 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

14 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

14 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

14 hours ago

This website uses cookies.