8fd6c90e0f4a486da5d34574b3a3a8c4
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë këtë të hënë mbi një rezolutë të re që bën thirrje për një ndërprerje të luftimeve në Gaza, më qëllim lejimin e aksesit humanitar.
Drafti i ri, i hartuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, bën thirrje për një “ndërprerje urgjente dhe të qëndrueshme të armiqësive”.
Po ashtu, rezoluta vë theksin te rëndësia e bashkimit të Rripit të Gazës me Bregun Perëndimor nën Autoritetin Palestinez.
Në një lëvizje të kritikuar nga Izraeli dhe SHBA, drafti nuk e emërton në mënyrë eksplicite Hamasin, megjithëse ai bën thirrje “të menjëhershëm dhe lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve” dhe dënon “të gjitha sulmet pa dallim kundër civilëve”.
Këshilli i Sigurimit është përballur me kritika të ashpra ndërkombëtare pasi ka miratuar vetëm një rezolutë për Gazën që nga fillimi i luftës, në të cilën organi 15 anëtarësh bëri thirrje për “pauza humanitare”, pasi pesë rezoluta të tjera u refuzuan.
Votimi vjen disa ditë pasi SHBA bllokoi një rezolutë të mëparshme të Këshillit të Sigurimit që do të kërkonte një “armëpushim humanitar” në territorin e goditur palestinez. Por në asamblenë e përgjithshme, 193 anëtarët e OKB-së votuan me shumicë dërrmuese për një armëpushim, me 153 pro.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.