Categories: BotaLajme

Lufta Izrael-Hamas/ OBSH: Tendenca shqetësuese të përhapjes së sëmundjeve në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se rripi i Gazës përballet me një rrezik të shtuar të përhapjes së sëmundjeve për shkak të bombardimeve ajrore izraelite që kanë prishur sistemin shëndetësor, aksesin në ujë të pastër dhe kanë bërë që njerëzit të grumbullohen në strehimore.

Ndërsa vdekjet dhe lëndimet në Gaza vazhdojnë të rriten për shkak të armiqësive të intensifikuara, mbipopullimi intensiv dhe sistemet e ndërprera të shëndetit, ujit dhe kanalizimeve paraqesin një rrezik shtesë: përhapjen e shpejtë të sëmundjeve infektive. Disa tendenca shqetësuese po shfaqen tashmë”, tha OBSH.

Sipas OBSH-së, mungesa e karburantit në enklavën me popullsi të dendur ka shkaktuar mbylljen e impianteve të shkripëzimit, gjë që rriti rrezikun e infeksioneve bakteriale si përhapja e diarresë.

OBSH tha se më shumë se 33,551 raste të diarresë ishin raportuar që nga mesi i tetorit, pjesa më e madhe e së cilëve ka prekur të miturit nën pes vjeç.

OBSH tha se numri i fëmijëve të prekur shënoi një rritje të konsiderueshme krahasuar me një mesatare prej 2,000 rastesh mujore në atë grupmoshë përgjatë viteve 2021 dhe 2022.

Mungesa e karburantit ka penguar gjithashtu mbledhjen e mbetjeve të ngurta, për të cilat krijoi një “mjedis të favorshëm për përhapja e shpejtë dhe e përhapur e insekteve, brejtësve që mund të bartin dhe kalojnë sëmundje.

Është “pothuajse e pamundur” që institucionet shëndetësore të ruajnë masat bazë të parandalimit të infeksionit, duke rritur rrezikun e infeksionit të shkaktuar nga trauma, operacioni dhe lindja e fëmijëve. Aktivitetet e ndërprera të vaksinimit rutinë, si dhe mungesa e ilaçeve për trajtimin e sëmundjeve ngjitëse, rrisin më tej rrezikun e përhapjes së përshpejtuar të sëmundjes,” paralajmëroi OBSH.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me kthjellime, temperaturat në rritje

Për ditën e sotme (5 mars) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte…

54 minutes ago

Aston Villa fiton në shtëpinë Brugge dhe afrohet me çerekfinalet

Aston Villa vendos një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Club Brugge…

56 minutes ago

Reali fiton të parën me Atletikon, Arsenali nuk përmbahet

Në ndeshjen e parë të fazës së 16-shes së Ligës së Kampionëve, Real Madrid mposhti…

57 minutes ago

Kina dhe Kanadaja hakmerren menjëherë kundër tarifave të Trump

Tarifat e përgjithshme prej 25% e Presidentit Donald Trump ndaj Meksikës dhe Kanadasë hynë në…

59 minutes ago

Topalli ngre dyshime/ Pse 40 mijë emigrantë janë refuzuar, 25% e votave

Drejtuesja politike për diasporën e PD, Jozefina Topalli, duke u ndalur në propozimin e PD-së…

1 hour ago

Përfundon afati për aplikim, KQZ: Mbi 231 mijë shqiptarë të diasporës votojnë më 11 maj

Ka përfunduar më 4 mars afati për regjistrimin në PER të shqiptarëve në diasporë. Komisioni…

1 hour ago

This website uses cookies.