Lufta Izrael–Hamas, OKB: Mbi 338 mijë palestinezë të shpërngulur nga Gaza

e3fcd3252c2a43e097c49bdae02b7f9d
Më shumë se 338 mijë palestinezë janë shpërngulur nga Gaza, pesë ditë pas luftës së nisur mes Izraelit dhe grupit Hamas që kontrollon qytetin afër Mesdheut.
Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në OKB bëri thirrje për arritjen e një armëpushimi humanitar që personeli të lejohet të vlerësojë situatën në Gazë.
Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Largët, mbi 220 mijë palestinezë po strehohen në 88 shkollat e agjencisë të shpërndara nëpër Rripin e Gazës. Më shumë se gjysmë milion njerëz nuk po sigurojnë ushqimin, deklaron agjencia, sepse konflikti luftarak e ka detyruar të mbyllë 14 qendrat e shpërndarjes së tyre.
Ndërkohë, avionët izraelitë vazhdojnë të bombardojnë territore të Gazës në kuadër të operacionit “Shpatat e Hekurta” për të asgjësuar elementët e Hamasit që mëngjesin e 7 tetorit kryen një sulm të papritur me raketa dhe nga toka e deti, duke vrarë deri tani të paktën 1.200 izraelitë. Një bilanc i ngjashëm viktimash raportohet edhe nga autoritetet e Gazës.